Drejtori i Spitalit të Prizrenit tregon për gjendjen e policit tjetër që u plagos në Zhur

Aktuale

Drejtori i Spitalit të Prizrenit tregon për gjendjen e policit tjetër që u plagos në Zhur

Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:20
Ilustrim

Në aksionin antidrogë në Zhur të Prizrenit i cili u zhvilluar mbrëmë si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksplodues gjatë bastisjes në një shtëpi në fshatin Zhur, humbi jetën polici Sami Thaçi ndërsa Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj morën lëndime. Në këtë rast ka mbetur i lënduar edhe një fëmijë.

Lidhur me gjendjen e policëve të lënduar ka folur drejtori  i këtij spitali, Afrim Avdaj i cili tregoi se policin e njësitit  Antidrogë Artur Mrasori gjendja e të cilit është mjaft  e rëndë pas përpunimit të plagëve të marra është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm, i cili aktualisht është duke qëndruar në Klinikën Intensive.

Avdaj tregoi edhe për gjendjen e policit tjetër të plagosur i cili aktualisht është i shtrirë në Spitalin Regjional të Prizrenit, Jetmir Hasanaj për të cilin tha se gjendja e tij shëndetësore tani është stabile.

Ndërsa, në momentin që është pranuar në spital ka marr trajtime kirurgjike pasi ka lëndime në fytyrë, qafë dhe trup.

Avdaj: Gjendja e policit është stabile

“Ndërkohë që polici i dytë ka ardhur me plagë ekspozive në fytyrë në qafë dhe në trup gjithashtu dhe me plagë eksplozive edhe në pjesën e kofshës si dhe me një rekturë të timpanit të djathtë dhe me lëndim të lapës së veshit. Pacienti fillimisht është pranuar në repartin e ortopedisë nga mjeku kujdestar Dr.Kryeziu është trajtuar kirurgjikisht i’u është bërë përpunimi i plagës, drenazha e plagëve, fatmirësish sot gjendja e pacientit është stabile është gjendja e qetë. I kemi dërguar një tomografi të kompjetizuar të kokës për të hequr çdo dyshim eventual për ndonjë lëndim tramautik të indeve të buta të kokës. Marrë në përgjegjësi gjendja e pacientit është stabile”, tha Avdaj.

Avdaj tha se nga ky shpërthim ka pësuar edhe një fëmijë gjendja e të cilit është stabile dhe pritet që sot ose nesër të lirohet nga spitali.

Avdaj: Fëmija që është plagosur është në gjendje të mirë

“ Përveç këtyre dy policëve ne kemi pranuar edhe një  fëmijë i cili ka qenë në momentin kur ka ndodhur eksplodimi fëmija është pranuar në repartin e Oftalmologjisë gjendja e përgjithshme është stabile dhe në bazë të informacioneve që kam sot ai pritet që sot ose nesër të shkojë në shtëpi”, tha drejtori i Spitalit të Prizrenit.

Nga ky aksion përveç dy policëve të lënduar dhe një të vrarë, tretman mjekësor kanë kërkuar edhe dy policë të tjerë të cilit pas marrjes së ndihmës mjekësore menjëherë janë liruar për në shtëpi.

Avdaj:Në Spitalin Regjional të Prizrenit trajtim kanë kërkuar dhe dy policë të tjerë

“Mund të them se përveç këtyre dy policëve ne në Emergjencë mbrëmë kemi pranuar edhe dy policë tjerë të cilët i kemi trajtuar vetëm për tretman të momentit dhe pas konsultave mjekësore të mjekëve kujdestar janë lëshuar”, tha Avdaj.

Polici Sami Thaçi do të varroset në orën 15: 00 në fshatin Shkarashnik të Malishevës ndërsa Artur Mrasori vazhdon të qëndrojë i shtrirë në Klinikën Intensive në QKU. Mjekët kanë deklaruar se gjendja e tij është e rëndë ndërsa të njëjtin sot e ka vizituar kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Policia ka arrestuar të dyshuarin Iran Badalli në shtëpinë e të cilit ka ndodhur shpërthimi.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat