Apostolova jep lajmin e keq për Vetëvendosjen dhe LDK-në

Aktuale

Apostolova jep lajmin e keq për Vetëvendosjen dhe LDK-në

Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:34
Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka sqaruar krejt çfarë ka ndodhur mbrëmë në Kuvend në takimin mes ambasadorëve të Quint-it dhe Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Ajo ka thënë se vetëm i është përgjigjur ftesës së Kurtit, derisa ka insistuar se në takim e kanë bërë të qartë se ata nuk ndërhyjnë në arritjen e koalicionit LVV-LDK në asnjë formë.

Sipas Apostolovës, Kosova është vend sovran dhe çështjet e arritjes ose jo të koalicionit janë të brendshme.

Megjithatë, ajo ka thënë BE-ja ka nevojë urgjente që të ketë një partner, një Qeveri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat