KQZ-ja mbetet pa anëtarë, u skadon mandanti!

Aktuale

KQZ-ja mbetet pa anëtarë, u skadon mandanti!

Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:38
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe zyrtarisht ka mbetur pa anëtarë të saj, pasi atyre u ka skaduar mandati para dy ditësh. Kështu, institucioni që merret me zgjedhjet ka mbetur “i paralizuar” që nga 27 janari.

Indeksonline mëson se partitë politike i kanë dërguar emrat e rinj të anëtarëve, pas kërkesës që e kishte bërë presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, në fillim të janar.

Mësohet se në përbërjen e re të KQZ-së mësohet se nuk do të jenë tre “veteranët” nga Vetëvendosje, PDK-ja dhe një i minoriteteve.

Bëhet fjalë për Adnan Rrustemin (VV), Ilir Gashin (PDK) dhe Erkan Spat i KDTP-së. Ata nuk kanë të drejtë ligjore të emërohen sërish nga Presidenca, sepse kanë kaluar 3 mandate në KQZ.

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme nuk u lejohet atyre të jenë përsëri anëtar në KQZ.

Ndryshe, kjo pritet të jetë përbërja e re në KQZ, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019:

Vetëvendosje 2

LDK – 1

PDK – 1

AAK – 1

NISMA – 1

MINORITETET – 4

Kryetarja KQZ – 1

Gjithsej, 11 anëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat