Josep Borrell nesër në Kosovë, nis vizitat në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Josep Borrell nesër në Kosovë, nis vizitat në Ballkanin Perëndimor

Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:44
Josep Borrelli

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrelli, do ta vizitojë nesër Kosovën.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-së, ai në orën 14:00 të së enjtes do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit, do të ketë një konferencë të përbashkët për media, transmeton Klan Kosova.

Borrelli do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive politike si dhe ata të organizatave të shoqërisë civile.

Josep Borrell gjatë kësaj vizite do të lansojë një projekt të financuar nga BE për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë dhe do të vizitojë Prizrenin.

“Mezi po e pres vizitën time të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor  që  tregon përkushtimin tonë ndaj perspektivës së BE-së për rajonin, stabilitetin e tij, sigurinë dhe prosperitetin. do të jetë përparësi gjatë mandatit tim dhe duke pasur parasysh rvendosmërinë  time personale për të avancuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon”.

” Ka shumë punë të rëndësishme përpara duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë zyrtari i lartë evropian në prag të vizitës në vendin tonë.

Pas Prishtinës, spanjolli do ta vizitojë Beogradin ku edhe atje do të ketë takime me liderë politikë përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, takim ky që do të pasohet nga një konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat