Haradinaj: Temat kundër interesit të Kosovës duhet kundërshtuar

Aktuale

Haradinaj: Temat kundër interesit të Kosovës duhet kundërshtuar

Më: 29 janar 2020 Në ora: 15:11
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Qeveria në dorëheqje në mbledhjen e sotme ka ndarë 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë, Sami Thaçi.

Po ashtu është marrë vendim që të ndahen edhe nga 10 mijë euro për dy policët e plagosur në detyrë në rastin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit.

Në këtë mbledhje u ndanë edhe nga 300 euro për të gjithë familjarët e policëve të rënë gjatë detyrës zyrtare.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj vlerësoi se asnjë herë nuk pasur përkrahje më të madhe për zyrtarët policorë, siç tha ai është rritur përkrahja buxhetore për policinë, por shtoi se janë dy ligje që presin qeverinë e re për pensionim të parakohshëm dhe sigurimi shëndetësor.

Haradinaj: Kujdesi për policinë është rritur

“Për policë të rënë në dytë, familjarët marrin 70 për qind të pagës, por ne ju kemi shtuar edhe 300 euro të atij 70 për qind të pagës, që të kenë një pagë të plotë për familjet e tyre dhe fëmijët. Kujdesi për policinë është rritur, këtë e ka konfirmuar drejtori I policisë. Asnjëherë nuk ka pasur një përkrahje sikur në këtë qeverisje. Pra, ka qenë një kujdes të madh, mirëpo asnjë herë nuk është mjaft. Asnjëherë nuk do të jemi të garantuar që një pjesëtar i policisë ose i ushtrisë që nuk do të ndeshen me rreziqe”, deklaroi Haradinaj.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për Komunën e Bujanocit, pas kërkesës së kësaj komune për realizimin e projektit “Aftësimi profesional i të rinjve të Komunës së Bujanocit”.

***

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj sot bëri të ditur se do të shkojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Lutjet e Mëngjesit, por edhe me një agjendë të ngjeshur, për të cilën nuk ka detaje.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media sot, pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Haradinaj: Temat kundër interesit tonë duhet kundërshtuar

“Në Amerikë e dinë qëndrimin dhe bindjet e mia, shkoj për t’i avancuar ato, por jo për mua si kryeministër në shkuarje, por edhe për kryeministrin e ardhshëm dhe për vendin. Nuk është mirë kur kemi mendime të ndryshme për tema, është mirë që Kosova është aty ku ruhet interesi edhe i territorit dhe i kufijve edhe më shumë. Temat kundër interesit tonë duhet kundërshtuar, por nëse ndodhemi në situatë të ngjashme, ajo është detyra ime, do ta bëj prapë”, tha Haradinaj.

Haradinaj javën e ardhshme në SHBA

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj pritet që javën e ardhshme të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një konferencë shtypi, ai ka thënë se në SHBA-ja do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se do të ketë edhe takime të shumta me përfaqësues të shtetit më të fuqishëm në botë.

“E kam një agjendë tjetër, bukur të ngjeshur dhe intensive. Temat i kemi të qarta, Kosova dhe Amerika kanë marrëdhënie të interesit të lartë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka komentuar edhe për marrëveshjen me Serbinë rreth linjës ajrore dhe transportin hekurudhor. Ai ka thënë se këto janë marrëveshje në interes të Republikës së Kosovës.

“Të gjitha këto marrëveshje janë ecje përpara e Kosovës, forcim i sovranitetit tonë. Ka ardhur një energji e re e të ngarkuarit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat