Zyrtarja e LDK-së me reagim të ashpër ndaj Ramush Haradinajt: Boll mo...!

Aktuale

Zyrtarja e LDK-së me reagim të ashpër ndaj Ramush Haradinajt: Boll mo...!

Nga: N.Sh. Më: 29 janar 2020 Në ora: 15:18
Ramush Haradinaj

Vlora Dumoshi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt.

Dumoshi ka kritikuar kryeministrin në detyrë Ramush Haradinajn për emërimet e reja nëpër instirucionet e vendit.

Ajo në reagimin e saj ka thënë se Haradinaj ka po bën këto emërime edhe pse s’ ka legjitimitet politik.

Ky është reagimi i plotë:

Qeveria e dorëhequr e Haradinajt vazhdon me emerime dhe vazhdime të mandateve të Kryeshefave të Agjencive dhe të Sekretarëve nëpër ministri të ndryshme, edhe pse s’ ka legjitimitet politik. Këto vendime janë tërësisht politike dhe kanë për qëllim që të mbrojnë sistemin e militantëve politikë, dhe stermbushjen e mëtejme të administratës me të tillë.

Kjo duhet të ndalet menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat