Rama për linjën ajrore Prishtinë-Beograd: Hap i rëndësishëm që duhet të ndjekin të tjerët

Aktuale

Rama për linjën ajrore Prishtinë-Beograd: Hap i rëndësishëm që duhet të ndjekin të tjerët

Më: 29 janar 2020 Në ora: 15:59
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar në lidhje me marrëveshjen për vijën ajrore Prishtinë-Beograd, për të cilën tha se është një hap i rëndësishëm duke falënderuar NATO’n për mbështetjen e dhënë.

Rama shtoi se një hap i tillë që është ndërmarrë në rastin e Kosovës dhe Serbisë sa i përket linjës ajrore, duhet të ndiqet nga të tjerët.

“Falënderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tutje theksoi se NATO konsiderohet si një pjesë e rëndësishme në OSBE dhe faktor i rëndësishëm në jetët tona.

“Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona”, ka thënë ai.

Këtë Rama e ka deklaruar gjatë konferencës në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, i cili e ka përshëndetur vendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat