Haradinaj do të shkojë në Amerikë për t’i avancuar qëndrimet e tij për taksen dhe dialogun

Aktuale

Haradinaj do të shkojë në Amerikë për t’i avancuar qëndrimet e tij për taksen dhe dialogun

Më: 29 janar 2020 Në ora: 16:04
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i është adresuar mediave edhe pas një mbledhje tjetër të mbajtur të qeverisë.

Para gazetareve, ai ka thënë se javën e ardhshme do të shkojë për lutjet e mëngjesit në Amerikë.

Atje  tha po shkon atje për të forcuar marrëdhëniet me këtë shtet, njëherit bindjet e tij rreth dialogut e taksës.

“Do të shkojë t’i avancojë edhe bindjet e mia, jo për interes personal, por për të mirën e qytetarëve”, deklaroi ai.

Tutje, ai ka thënë se kanë të drejtë të aprovojnë vendime si qeveri në detyrë.

“Kontrollohemi nga Kushtetuta. Marrëdhëniet e kësaj qeverie me parlamentin nuk janë siç ishin para zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Kujdesi ndaj Policisë sipas tij është rritur në qeverisjen e tij.

“Asnjëherë nuk është mjaftueshëm. Dua t’i falënderoj ata që kujdesen për sigurinë tone.

Ai ka pasur përgjigje kur u pyet për shpenzimin e fondit rezervë.

“Ne kemi 500 milion euro buxhet tepër në Kosovë. Është një lloj panik që me paraqit sikur nuk ka. Nuk mundesh me harxhu pare të buxhetit të kaluar të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat