Limaj: Kosova humbi një polic të përkushtuar, u prehsh në paqe hero

Aktuale

Limaj: Kosova humbi një polic të përkushtuar, u prehsh në paqe hero

Më: 29 janar 2020 Në ora: 16:22
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova humbi një pjesëtar të Policisë, i cili ishte i përkushtuar në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

Kreu i Nismës ka thënë se nga sot ai është hero i Kosovës, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

“Sot iu dha lamtumira e fundit, policit të Kosovës, Sami Thaçi, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

Samiu ishte edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nga sot është edhe hero i Kosovës”, shkruan ndër të tjera Limaj.

Ai i ka shprehur ngushëllime Familjes Thaçi, Policisë së Kosovës dhe gjithë atyre që e kanë njohur Samiun.

“I bëj thirrje institucioneve përkatëse që ta ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti. U prehsh në paqe, hero”, ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat