A do të ketë takim mes LDK-së dhe VV-së sot? Ky është lajmi i fundit

Aktuale

A do të ketë takim mes LDK-së dhe VV-së sot? Ky është lajmi i fundit

Më: 29 janar 2020 Në ora: 16:30
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

As sot nuk pritet ndonjë takim i mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) si dhe mes liderëve të saj, Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Këtë e kanë konfirmuar nga zyra për medie e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jo nuk ka të paralajmëruar asgjë deri më tash”, kanë thënë nga kjo zyre.

Ndërkaq dje Mustafa e Kurti kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast në takim janë bashkangjitur edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Pas përfundimit të këtij takimi, të dy liderët, Kurti e Mustafa, kanë konfirmuar se të dy palët nuk janë dakorduar ende mes vete dhe nuk kanë arritur marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat