Librun Aliu: Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Vetëvendosjes?

Aktuale

Librun Aliu: Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Vetëvendosjes?

Nga: D.RR Më: 29 janar 2020 Në ora: 17:10
Librun Aliu

Më pak se një javë ka mbetur deri në përfundimin e afatit kushtetues për Albin Kurtin, i cili ka dërguar emrin e tij si mandatar te presidenti Thaçi, shkruan “Bota sot”.

LVV dhe LDK nuk po mundet të gjejnë një gjuhë të përbashkët, ndonëse në takimin e fundit ishin prezent edhe ndërkombëtarët.

Një reagim ka ardhur edhe nga zyrtari i LVV-së, Liburn Aliu, i cili në Facebook ka shkruar se populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta.

Ai ndër tjera pyet se, “ku do të shkojë LDK-ja, nëse ia mbyll derën Lëvizjes”.

“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, ka shkruar Aliu në Facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat