Rexhep Selimi për policin e lënduar: Po të ishte Arturi familjar i ndonjë pushtetari do të dërgohej jashtë për shërim

Aktuale

Rexhep Selimi për policin e lënduar: Po të ishte Arturi familjar i ndonjë pushtetari do të dërgohej jashtë për shërim

Më: 29 janar 2020 Në ora: 17:57
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për rastin e vrasjes së policit Sami Thaqi, në krye të detyrës si dhe për policët që kanë mbetur të lënduar.

Selimi tha se polici Artur Mrasori, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po mjekohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do duhej të dërgohet jashtë Kosovës për shërim.

Selimi tha se nëse do të ishte fjhala për ndonjë familjar të pushtetarëve në vend, deri tani do të dëegohej për shërim jashtë vendit.

“Po të ishte Arturi familjar i ndonjë pushtetari, do të ishte gjetur mundësia të dërgohet jashtë për shërim. Unë kam kontaktuar me familjarët e tij, njihemi personalisht. Për pushtetarët QKUK’ja nuk është e denjë kur bëhet fjalë për familjarët e tyre apo për ta, nuk duhet t’i nënçmoj mjekët sepse bëjnë punë të mrekullueshme, por qeveria s’ka krijuar kushte për punë”, u shpreh Selimi.

Selimi tha se operimi të cilit i është nënshtruar zyrtari policor është i ndjeshëm dhe se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, pasi bëhet fjalë për shikimin e tij.

“Bëhet fjalë për operim të ndjeshëm, bëhet fjalë a do të shohë më ai. Do doja ta shohin më me seriozitet, sepse ai po rrezikon diçka të rëndësishme, nuk bëhet fjalë për thyerje të kockave, bëhet fjalë për diçka më të rëndësishme se sa ofron infrastruktura spitalore në Kosovë”, tha Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat