A ka vdekur shpresa për koalicion LVV-LDK?! – Kjo është përgjigja e Rexhep Selimit!

Aktuale

A ka vdekur shpresa për koalicion LVV-LDK?! – Kjo është përgjigja e Rexhep Selimit!

Më: 29 janar 2020 Në ora: 18:25
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ftuar në emisionin Frontal  ka folur për bisedimet për koalicion në mes të LV-së dhe LDK-së.

I pyetur se pse nuk po arrihet të bëhet marrëveshja, Selimi thotë se LV-ja po kërkon partneritet dhe partner që të shkohet drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve.

“Ne po kërkojmë partneritet dhe partner për të shkuar drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve. Nuk e kemi arritur akoma që të dakordohemi plotësisht me partnerët. Unë shpresoj që ky ndryshim të realizohet edhe me bërjen e qeverisë, normalisht e keni parë që kanë dalë shumë sfida për të cilat nuk mund të fajësohet LV-ja”, shton ai.

Sipas Selimit, partia e tij kanë bërë gjithçka që kjo marrëveshje të bëhet.

“Ne kemi bërë gjithçka që kjo marrëveshje të bëhet, të kemi një qeveri funksionale që I del krimit të organizuar korrupsionit përballë. Ne e kemi mandatarin për kryeministër, nuk ka munguar thirrja, po vazhdojmë të thërrasim këtë partner. Ne kemi thënë edhe para zgjedhjeve që ndryshimi duhet të ndryshojë me të ndryshmit, jo me të njëjtit. Ne me LDK kemi pasur bashkëpunim edhe para zgjedhjeve si opozitë”, deklaron ai.

Sipas tij, madje se kjo marrëveshje të bëhet ka ende shpresë. Ai thotë se mbetet në dorë të LDK-së që të implementojë vullnetin e qytetarëve.

“Patjetër që ka mbetur shpresë edhe mundësi, shansë dhe detyrë e jona që të bëjmë një gjë të tillë. Unë ndoshta jam pak i rezervuar nuk jam njëri nga grupet negociuese, po sido që të jetë ne presim që LDK-ja t’i jep shansë implementimit të vullnetit të qytetarëve”, thotë ai.

Rexhep Selimi ka konfirmuar edhe njëherë se nuk do të marrin vendim për shkarkim të Glauk Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat