Luftëtari i njohur i UÇK-së nga Malisheva ftohet nga Gjykata Speciale

Aktuale

Luftëtari i njohur i UÇK-së nga Malisheva ftohet nga Gjykata Speciale

Nga: A.M. Më: 29 janar 2020 Në ora: 18:40
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vazhduar me ftesa ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se ka marrë ftesë luftëtari i UÇK-së, Skender Hoti nga Malisheva.

Postimi i plotë:

Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkluftëtari i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës Skender Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi dhe të gjithë ne jemi krenar me vepren dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat