Haki Abazi: Jemi në fazën e tentimit të përfundimit të marrëveshjes me LDK-në

Aktuale

Haki Abazi: Jemi në fazën e tentimit të përfundimit të marrëveshjes me LDK-në

Më: 29 janar 2020 Në ora: 20:52
Haki Abazi

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherë i propozuar për zv/kryeministër të parë nga VV, Haki Abazi ka deklaruar se janë na fazën e tentimit të përfundimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Abazi ka deklaruar se edhe VV edhe LDK në përkufizimet e tyre janë deklaruar se do të vazhdojnë bisedat.

“Në asnjë formë nuk mendoj se këtë proces jemi për të drejtuar gishtin se kush ka fajin, thjeshtë çështjet dhe pozicionimet e dy subjekteve politike. Jemi në fazën e tentimit të përfundimit të marrëveshjes me LDK-në. Ne nuk jemi dy subjekte oponentë, ne jemi zgjedhur me vullnet. Po negociohet për pozitat e tyre në rrafshin ku njëri subjekt politik pra VV është e determinuar të caktojë një parim dhe standard të ri të formimit të qeverisë, duke mos shkuar në situata të cilët bëjnë të pamundur funksionimin demokratik të institucioneve duke u mundu me rrëzu një vendim, të parin Parlamentin. Nëse më pyesni mua personalisht do të them qartë që asnjëherë, në asnjë situatë nuk kisha dëshiru që Kosova të mbetet në vakuum institucional ashtu siç do të ndodhte nëse s’do të merrnim vendim për zgjedhjen e Glauk Konjufcës. Sikur të kishim marrëveshje që duhet shtyrë procesi i negociatave derisa të vihet tek një formulë, atëherë do të ishte ndryshe”, tha Abazi në Dukagjin.

Abazi theksoi se për t’u tërhequr nga pozita pse ka votuar LDK, Glauk Konjfucën është riformulim i çështjes.

“Ka qenë urgjencë konstitutimi i Kuvendit, nuk kemi pasur kohë që të presim”, tha Abazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat