Deputeti i VV-së tregon për herë të parë si Albin Kurti deshi t’ia jap numrin një në listë Vjosa Osmanit: Jo të gjithë u pajtuam me të

Aktuale

Deputeti i VV-së tregon për herë të parë si Albin Kurti deshi t’ia jap numrin një në listë Vjosa Osmanit: Jo të gjithë u pajtuam me të

Më: 29 janar 2020 Në ora: 22:05
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për herë të parë në publik, ka rrëfyer një mbledhje të kryesisë së partisë, disa ditë para se të fillojë fushata zgjedhore e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në mbledhjen e kryesisë, e cila kishte zgjatur mbi nëntë orë, Rexhaj tregoi se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ua kishte kumtuar idenë e tij që të garojnë së bashku me LDK-në në zgjedhje, duke ia dhënë Vjosa Osmanit, numrin një në listën zgjedhore, kurse ai të mbetet me numër dy.

Rexhaj thotë se jo të gjithë anëtarët e kryesisë, kanë qenë dakord me këtë ide të Albin Kurtit, shkruan Gazeta Blic.

“Unë kam vendos që me ia ba një ofertë LDK-së dhe mendoj që nuk mundet me e refuzu. Me ia lanë numrin një zonjës Osmani dhe dy ta bartë unë. Jo të gjithë anëtarët e Kryesisë kanë qenë në pajtim me këtë ide të Albin Kurtit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat