Bahtiri rreshtohet në anën e Konjufcës, kundër që LDK ta marrë kryeparlamentarin

Aktuale

Bahtiri rreshtohet në anën e Konjufcës, kundër që LDK ta marrë kryeparlamentarin

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 16:39
Glauk Konjufca dhe Agim Bahtiri

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri është rreshtuar përkrah kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në kohën kur pas mbledhjes së Kryesisë, Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmoi se nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit.

Bahtiri ka thënë se kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse sipas tij Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij.

Ai ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Kur kanë mbetur vetëm edhe pak kohë deri në votimin e Qeverisë Kurti, e ftoj LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka thënë se tani nuk është koha për eksperimente me pozita përmes dorëheqjeve dhe emërimeve.

“Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimete me pozita pëmes dorëheqjeve dhe emërimeve”,ka përfunduar Bahtiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat