Ky është rekordi që theu sot Konjufca

Aktuale

Ky është rekordi që theu sot Konjufca

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 20:33
Glauk Konjufa

Tërheqja e Glauk Konjufës si kryeparlamentar, një muaj pasi që e mori këtë pozitë bëri që të thyej rekord sa i përket periudhës që një person ka qëndruar më së paku në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Sot menjëherë pas përfundimit të seancës ku u votua Qeveria me kryeministër Albin Kurtin, është mbajtur seanca për votimin e kryeparlamentarin, ku kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani arriti t’i marrë të gjitha votat e të pranishmëve në Kuvend, dhe u zgjodh kryeparlamentare me 65 vota pro dhe asnjë kundër e asnjë abstenim.

Me këtë rast, Konjufca ka dorëzuar postin e kryetarit të Parlamentit te Osmani pak çaste pas zgjedhjes së saj si kryetare e re.

Para Konjufcës, pozitën e kryeparlamentarit e kanë mbajtur Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Nexhat Daci.

Gjatë këtyre ditëve, Konjufca mori shumë urime për pozitën në të cilën u zgjodh më 26 dhjetor në seancën konstituive, por që ditëve në vazhdim ai pritet që këtë pozitë t’ia lë dikujt nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu siç edhe parashihet në marrëveshjen mes këtyre dy partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat