Konjufca: Kurti ishte kundër largimit tim nga kryekuvendari, më tha shkojna me Qeveri të pakicës

Aktuale

Konjufca: Kurti ishte kundër largimit tim nga kryekuvendari, më tha shkojna me Qeveri të pakicës

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 22:51
Konjufca dhe Kurti

Glauk Konjufca ka treguar bisedën që ka zhvilluar me Albin Kurtin ditën e premte, dy ditë para se të votohej Qeveria, kur VV e LDK nuk po merreshin vesh pikërisht për shkak të pozitës së kryekuvendarit.

Ai ka treguar se Kurti i ka thënë të mos largohet nga pozita e kryekuvendarit dhe se nëse nuk do të arrinte marrëveshje me LDK-në do të shkonte me qeveri të pakicës.

“Të premten prej kryetarit të Kuvendit, në ora 14:00 – 15:00 pasdite kam kërku takim me Kurtin dhe i kam shkuar në zyrë. Pyetja ime ka qenë themelore, Albin çka po ndodhë me marrëveshjen me LDK-në edhe si do të shkojmë në seancën e 3 shkurtit. Më ka thënë nuk vjen në shprehje dorëheqja jote, do të shkojmë me qeveri të pakicës. Unë i kam thënë z. Albin Kurti kjo nuk vjen në shprehje. Ai besonte, por unë nuk besoja që do të kalonte qeveria e pakicës”, ka treguar Konjufca për T7.

Ai më tej ka thënë jo veç Kurti, po edhe të tjerë në VV kanë menduar që kalon qeveria e pakicës.

Konjufca tha më tej se nuk ka besuar në qeveri të pakices pasi ka pasur forca të jashtëzakonshme që Albini m’u rrëzu si qeveri e pakicës.

“Unë i kam thënë Albin me të rrëzu një here në Kuvend si qeveri e pakicës, nuk e kam personalisht për ty, por pasojat për Kosovën janë të mëdha”, tregoi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat