Konjufca thotë se Prokuroria e Shtetit është dashur ta intervistojë Veselin pas deklaratës për Astrit Deharin

Aktuale

Konjufca thotë se Prokuroria e Shtetit është dashur ta intervistojë Veselin pas deklaratës për Astrit Deharin

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 23:46
Glauk Konjufca

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Prokuroria e Shtetit është dashur ta intervistojë liderin e PDK-së, Kadri Veselin pas deklaratës rreth vdekjes së Astrit Deharit.

“Ai qenka pajtuar me ekspertizën ( e kryer në Zvicër), e cila e konsideron vrasje vdekjen e Astrit Deharit” , është shprehur Konjufca në emisionin Pressing.

Teksa ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit që po heton vdekjen e Deharit është dashur ta intervistojë Veselin pas deklaratës në Kuvend.

“Është dashur që ta thërret një prokuror dhe t’i thotë keni dhënë shenja që po dini diçka për një rast që ne po e hetojmë”, është shprehur ai.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit sot i kërkoi kryeministrit Albin Kurti të merret me rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosje, Astrit Deharit, ku për herë të parë, Veseli iu referua rastit të Deharit si ‘vrasje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat