E pa dëgjuar më parë, Vjosa Osmani do ta refuzonte Thaçin në çdo mënyrë, dhe ja pse Konjufca vendosi të hap rrugë

Aktuale

E pa dëgjuar më parë, Vjosa Osmani do ta refuzonte Thaçin në çdo mënyrë, dhe ja pse Konjufca vendosi të hap rrugë

Nga: A.J Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 09:52
Vjosa e Glauk Konjufca

Glauk Konjufca tashmë kryediplomati i Republikës se Kosovës në një emision televiziv mbrëma ka treguar detaje të padëgjuar më parë për se si kishte ardhur deri të dorëheqja e tij dhe çka saktësisht i kishte kërkuar Albin Kurtit në zyrën e tij.

Ai ka treguar saktësisht se çfarë kishte biseduar më Albin Kurtin i cili kishte menduar të shkoj në Kuvend pa marrëveshja më idenë e një qeverie të pakicës.

Glauku kishte thënë këtë e ki prej meje

“Unë mundem me qenë kryetar i Parlamentit dhe përnjëmend nuk mundet mem heq askush, por unë aty do të detyrohem më i thënë i nderuari kryeministër Kadri Vesesli ju ftoj që ta mbani ekspozenë për qeverinë e Republikës se Kosovës. E i thash Albin Kur te vjen puna qitu e unë jam i bindun qe vjen e apo më tregon ti mu çka më duhet më qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës sepse unë kam qenë i bindur.

Ai mendonte që votohet qeveria e pakicës” ka thënë Glauk Konjufca, përcjell “Bota Sot”.

Konjufca ka thënë se pas kësaj për 48 orë u be marrëveshja.

Në diskutimet që kemi pasur e kemi pyetur Vjosa osmanin se shkon më marr mandatin të presidenti për kryeministër. Ajo më bindje të plotë ka thënë se jo nuk shkoj dhe një asnjë mënyrë nuk shkoj dhe këtë e ka thënë edhe Lutfi Haziri duke thënë se nëse 28 herë do të ftohej për të marr mandatin për kryeministër nga Hashim Thaçi do ta refuzonte atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat