Këto janë fjalët e Bekim Jasharit për Albin Kurtin, shikoni pamjet se si u përshëndetën

Aktuale

Këto janë fjalët e Bekim Jasharit për Albin Kurtin, shikoni pamjet se si u përshëndetën

Nga: N.Sh. Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 15:09
Bekim Jashari dhe Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Gjatë vizitës së Kurtit në Prekaz, është mirëpritur nga djali i Hamëz Jasharit, Bekimi.

Kryetari i Skenderajt, ka publikuar disa fotografi në Facebook, ku shihet së bashku me Kurti duke bërë homazhe.

Image

Jashari me këtë rast edhe ka uruar kryeministrit Albin Kurtin.

“Mirëprita në Prekaz Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bëmë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Kryeministrit Kurti i urova punë të mbarë e suksese në udhëheqjen e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë”, shkruan Jashari, transmeton gazeta “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat