Fjalori i PAN-it në Kuvend tregoj nivelin e ulët të dijës, ishte fyes, denigrues dhe dëshpërues

Aktuale

Fjalori i PAN-it në Kuvend tregoj nivelin e ulët të dijës, ishte fyes, denigrues dhe dëshpërues

Nga: N.Sh. Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 10:24
Kadri Veseli

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami e ka komentuar fjalorin në Kuvendin e Kosovës, gjatë ditës së zgjedhjes së kryeministrit Albin Kurti.

Islami fjalorin e opozitës e quan denigrues, fyes dhe pa moral, antivlerë dhe nivel i ultë i djës së tyre.

Përmes një psotimi në Facebook, Islami ka treguar edhe disa premisa të PAN-it, gjatë qeverijses së tyre.

“Hajnia, korrupsioni, krimi i organizuar, zhvatja, nepotizmi, këto ishin premisat e PAN-it!”, shkruan Islami.

“Fjalori i përdorur ditën e zgjedhjes së Kryministrit Kurti nga opozita ishte, denigrues, fyes, pa moral, antivlerë, dëshprues dhe krejt në fund tregonte nivelin e ult të dijes!”, shkruan tutje ai, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat