Ky është vendimi i Gjykatës për Konjufcën, Sveçlën e Zybën për rrotullimin e xhipave të EULEX-it (Dokument)

Aktuale

Ky është vendimi i Gjykatës për Konjufcën, Sveçlën e Zybën për rrotullimin e xhipave të EULEX-it (Dokument)

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 11:18
Pamje kur rrotulloheshin xhipat e EULEX-it

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka pezulluar hetimet për disa nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe nënkryetarin Glauk Konjufca.

Ata akuzoheshin për rrotullimin e xhipave të EULEX-it, të bërë gjatë viteve 2011-2012.

Njëri prej të akuzuarve, ish-aktivist i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci, ka publikuar vendimin për pezullim të rastit, në të cilin akuzoheshin për rrotullimin e xhipave të EULEX-it.

Të akuzuar përveç Konjufcës dhe Gjinovcit, kishin qenë edhe Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Sali Zyba dhe disa persona të tjerë.

Ky është aktvendimi:

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat