Bajraj: Kush janë argatët e Serbisë që e planifikuan ndarjen e Kosovës, ja porosia për Haradinajn, Limajn dhe Veselin

Aktuale

Bajraj: Kush janë argatët e Serbisë që e planifikuan ndarjen e Kosovës, ja porosia për Haradinajn, Limajn dhe Veselin

Nga: A.J Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 13:23
Thaçi, Limaj,Haradinaj dhe Veseli

Veprimtari Fatmir Bajraj ka komentuar takimin e shumëpërfolur që kishte ndodhur në shtëpinë e Hashim Thaçit ku të pranishëm ishin Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj thuhet se aty është vendosur për ndarjen e Kosovës derisa Thaçi në Amerikë para presidentit Donald Trump kishte thënë se shqiptarët janë dakorduar për ndarje.

Bajraj po ashtu ka thënë se skenarin dhe regjinë e këtij takimi e bënë argatët e Serbisë Edi Rama e Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

 

Një vit pas ;

Kur argati i Serbisë, presidenti Hashim Thaqi, shkoj në Lutjet e Mengesit në SHBA, dhe i dha lajmin e madh Presidentit amerikan, Donald Trump dhe ish këshiltarit të Tij, Bollton, se Kosova dhe shqiptarët në unison (foto), janë dakorduar dhe dakordësuar për marveshje historike me Serbinë, për një marveshje që n'thelb ka ndarjën e Kosovës dhe paqen me Serbinë.

Folni sot ; Ramush, Fatmir, Behxhet dhe Kadri !

Tani jeni t'xhveshur nga pushteti, nga ndërgjegja ishit dhe jeni ashtu-kështu.

Para një viti ishit zotuar si krerë të kombit që t'mos nxirrni asgjë n'publik, dhe ashtu mbeti, por dëmin po vuajmë të gjithë Ne, si komb dhe atdhe !

Image

 

Foto sa njëmijë fjalë !

Foto të cilën një vit më parë, e "bleu" lirë Hashimi, por të cilën po e paguan shtrënjt Kosova dhe shqiptarët !

Foto nga Batoni i Stanishiqëve, për Bruksel e Biligrad, pra për Vuqën e Mogherinin, pse jo edhe për Boltonin serbo-fil ?

Skenarin dhe regjinë e këtij takimi e bënë argatet e Serbisë ; Edi & Hashimi !

Para se ky i fundit, t'shkonte në Uashington në "Lutjët e Mengjesit", dhe pas letrës që i shkroi ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, Presidentit Amerikan Donald Tramp, në të cilën e siguroj se shqiptarët janë t'gatshëm t'bëjnë kompromisët e nëvojshme që të arrihet një mraveshje përfundimtare me Serbinë, zotim të cilin Hashim Thaqi e bëri krye me vete dhe jo i derivuar nga një qendrim i vertetë i Institucionëve të Republikës së Kosovës, tanimë t'njëjtin e mbulon me një foto-takimi, nga i cili s'është shumë me rëndësi ; as çka u tha dhe as për çka u dakorduan krerët "tanë", ngase dakordimi ishte që ky fakt të mbetej n'konfidencialiet absolut.

Më rëndësi është imazhi dhe porosia "unifikuese" që përqon ai imazh për lajmin e madh nga shqiptarët.

Më rëndësi është porosia që përcjellë Thaqi për zotimin dhe gadishmërinë e kompromiseve t'dhimshme të Kosovës për marrveshjën...!

Me rëndësi është se Thaqi, Rama e Vuqiq, shtyejnë agjendën e coptimit të Kosovës, papengueshëm, dhe vëjnë Kosovën dhe shqiptarët para aktit të kryerë.

E neve prisnim me kurajo e qytetari, për punë t'mira të krerëve të Shqipërisë natyrale ; këndej e matan Drinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat