Lista prej 19.500 aplikacioneve për veteranë administrohet vetëm si provë

Aktuale

Lista prej 19.500 aplikacioneve për veteranë administrohet vetëm si provë

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 11:50
Seanca

Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Nushe Kukaj-Mekaj në rastin "Veteranët" ka vendosur që lista prej 19 mijë e 500 aplikacioneve të administrohet vetëm si provë dhe të mos publikohen në ekran asnjë aplikacion.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që prej 19 mijë e 500 aplikacioneve të shfaqen në monitor disa prej tyre, por kjo u kundërshtua nga vetë të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre. Ata kërkuan ose të shfaqen të gjitha ose asnjë.

Avokati i të akuzuarit, Agim Çeku, Ramë Gashi kërkoi nga Prokuroria që këto aplikacione të shpallen si të pa mbështetshme. Kurse i akuzuari, Shkumbim Demalija tha se këto prova janë jo relevante dhe se lista e 19 e 500 nuk është përgjegjësi e të gjithëve.

Në shtator të vitit 2018 , Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë kundër 12 personave për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët”, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në këtë rast janë të akuzuar Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat