Ish-agjenti i SHIK-ut publikon këtë fotografi të Mehmet Bislimit në Kosnulatën e Kosovës në Zvicër, ka një kërkesë urgjente për Glauk Konjufcën?

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut publikon këtë fotografi të Mehmet Bislimit në Kosnulatën e Kosovës në Zvicër, ka një kërkesë urgjente për Glauk Konjufcën?

Nga: N.Sh Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 18:24
Mehmet Bislimi

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikuar një fotografi të Mehmet Bislimit, zyrtar i Konsulatës së Kosovës në Zvicër.

Miftari, thotë se ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka shumë punë për me pastrua diplomacinë e shtetit të Kosovës nëpër botë.

“Ministër i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca po ju pret puna urgjente me pastrua diplomacinë e shtetit të Kosovës nga baxhanakët, tezakët, dajt, nipat, tezet, dashnoret e shefave....foto nga puna e mundimshme në konsulat të Kosovës dikund në Zvicër”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kur ishte publikuar kjo fotografi, kishte alarmuar qytetarët e Kosovës.

Mediat në Kosovë, kishin shkruar se Mehmet Bislimi merr ndihma sociale nga Zvicra dhe punon në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.

Mehmet Bislimi, i cili përveç se ka shtetësinë zvicerane kishte edhe marrëdhënie pune me Konsulatën e Republikës së Kosovës.

Ai kishe filluar punën në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih më 1.04.2013 dhe kishte përfunduar me 30.04.2017.

Më 30 janar 2017 Mehmet Bislimi bënë kërkesë me shkrim në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih që të shkëpusë marrëdhënien e punës me Konsulatën.

Bislimi përmend arsyen se “…paga mujore për stafil lokal është aq e ulët, madje denigruese dhe demotivuese për të mbijetuar komfor standardit jetës që ka shteti i Zvicrës, ku ne jetojmë e punojmë…Të ardhurat që unë përfitoj nga puna ime pranë këtij institucioni, krahasuar me standardet e shtetit të Zvicrës, janë më pak se të ardhurat e asistencës sociale në këtë vend….unë më parë po jap dorëheqjen time – thënë më mirë po bëj shkëputjen  e kontratës së punës me Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zvicër, shkëputje kjo e cila do të përfundon me 30.04.2017.”

Por vetëm një muaj pas dorëheqjes me shkrim, Mehmet Bislimi i bie pishman dorëheqjes së tij.

Pasi paraprakisht lajmërohet në Entin Social të Zvicrës dhe pasi prej atje arrin të sigurojë të ardhura deri në 3 mijë franga, përsëri i drejtohet në atë kohë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, sekretarit të Përgjithshëm të MPJ Fitim Sadikut, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë znj Nazane Breca, Shefit të misionit në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrih, Islam Spahiut me kërkesën që “… të vazhdoj punën deri në rishikim e kësaj çështje nga Dikasteri përkatës i Ministrisë së Punëve të Jashtme… “Unë Mehmet Bislimi shprehu gatishmërinë time për të vazhduar punën pranë këtij misioni si dhe më parë, kuptohet nëse për këtë vendim keni mirëkuptim dhe vazhdoni kontratën time nga ana e juaj si organe vendimmarrëse” shkruan në kërkesën e tij Mehmet Bislimi.

Pas kësaj, natyrisht Fitim Sadiku, sekretar i Përhershëm në MPJ përmes një emaili, jashtë çdo rregulle juridike, u shkruan Islam Spahiut, shefit të Misionit në Cyrih prej të cilit kërkon që Mehmet Bislimi të rikthehet në punë në Konsulatë, “…meqenëse kemi të bëjmë me një person që ka punuar 4 vjet në Konsulatë dhe të njëjtin keni bërë vlerësimin pozitiv dhe jeni të kënaqur me punën e tij, atëherë të njëjtit t’i mundësohet rikthimi ne punë”.

Kështu Mehmet Bislimi vazhdoi punën në Konsulatën e Republikës së Kosovës, pa kontratë pune, por vetëm përmes një emaili privat të Fitim Sadikut, në ndërkohë që vazhdonte të merr ndihma sociale nga shteti zviceran.

Por, tash nuk dihet se a është duke punuar akoma në Konsulatën e Kosovës në Cyrih, megjithatë veprimi i tij ishte një skandal i madh në diplomacinë e Kosovës në Botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat