Tash si ministër i MBP, Agim Veliut i jepen informacione për vrasjet politike, përmendet grupacioni i armatosur afër Podujevës - Bota Sot
Tash si ministër i MBP, Agim Veliut i jepen informacione për vrasjet politike, përmendet grupacioni i armatosur afër Podujevës

Aktuale

Tash si ministër i MBP, Agim Veliut i jepen informacione për vrasjet politike, përmendet grupacioni i armatosur afër Podujevës

Nga: D.RR Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 16:56
Agim Veliu

Agim Veliu tashmë ka liruar pozitën e kryetarit të Podujevës, duke kaluar si ministër i punëve të brendshme, ministri kjo plot me sfida.

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook ka thënë se, Veliu tash duhet t’i përmend edhe vrasjet politike, duke theksuar se duhet të merret me rastin e tentim vrasjes në Agim Veliun dhe Ejup Visokën.

Miftari ka përmendur edhe një grupacion të armatosur, ku sipas tij, ata si bazë pas luftës e kishin një pompë karburanti në afërsi të Podujevës.

Postimi publik në Facebook i Miftarit:

Tani si ministër i MPB i nderuar mos e leni mej përmend vrasjet, atentatet politike veç gjatë zgjedhjeve por së paku tento ta dish nëse veç nuk keni njohuri se kush tentoj të ju vriste pas luftës juve dhe Ejup Visoken,....,kush jan grupacioni i armatosur që si bazë pas luftës e kishin një pump të karburantit në Sekiraq afër Besianës dhe sidomos kujt i jepnin llogari këta njerëz atëherë ..!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat