“Argat i dreqit, përkrahës i Vuçiqit”, sulmi i ashpër që iu bë Ramës pas takimit me Kurtin

Aktuale

“Argat i dreqit, përkrahës i Vuçiqit”, sulmi i ashpër që iu bë Ramës pas takimit me Kurtin

Nga: N.Sh. Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 14:38
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas takimit që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin është kritikuar ashpër për fjalorin e tij dhe idenë e minishengenit ballkanik.

Menjëherë pas takimit Rama u kritikua nga ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha.

E pas Berishës e ka kritikuar edhe Gazmend Islami, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë.

Islami e ka quajtur kryeministrin shqiptar argat i dreqit që e jep Kosovën dhuratë për interesa të veta personale.

Islami thotë se Rama është përkrakës i  presidentit serb Aleksandër Vuçiqit.

“Edi Rama e dëshmon edhe sot që është argat i dreqit!

Duhet pasur kujdes, sepse ky për intersat e vet personale, Kosovën e jep dhurat!

Shihet qart që ështē për minishengenin ballkanik dhe përkrahës i vuqiqit!”, shkrun Islami në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat