Sipas ministrit Reka, Kosova ka guximin dhe kapacitetet për të avancuar me agjendën evropiane

Aktuale

Sipas ministrit Reka, Kosova ka guximin dhe kapacitetet për të avancuar me agjendën evropiane

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:01
Reka dhe Apostolova

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, e cila pasi ia uroi detyrën e re, shprehi gatishmërinë e Zyrës së BE-së për të mbështetur integrimin Evropian të Kosovës.

Me këtë rast ministri Reka theksoi prioritet e Qeverisë Kurti, ndër to theks të veçantë do të ketë përkushtimi për zbatimin e agjendës evropiane. Kjo nënkupton koordinim më të mirë dhe mobilizim të tërë spektrit politik e civil për përmbushjen e kritereve që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe dokumentet e tjera përcjellëse të saj.

Në aspektin afatshkurtër, ministri Reka theksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të finalizuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si një çështje shumë gjatë e prolonguar. Po ashtu ai ritheksoi zotimet e Qeverisë Kurti se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në sigurimin e zbatimit të sundimit të rendit dhe ligjit, si komponente kryesore që kontribuojnë në këtë drejtim.

Ministri Reka dhe ambasadorja Apostolova u pajtuan që të punojnë në një agjendë të përbashkët më të intensifikuar, si dhe të shtojnë më tej koordinimin teknik dhe profesional me Ministrinë e Integrimit Evropian si institucion përgjegjës për koordinimin e procesit të integrimit evropian në nivel vendi.

Po ashtu, Ambasadorja Apostolovatheksoi se:” Ministria e Integrimit Evropian është partneri kryesor i BE-së në Qeveri. Ajo shtoi se duhet të jetë në qendër të qeverisë, duke udhëhequr ministritë e linjës për të çuar përpara reformat evropiane të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat