Nuk do ta besoni kush i bashkohet ekipit të Avdullah Hotit

Aktuale

Nuk do ta besoni kush i bashkohet ekipit të Avdullah Hotit

Nga: V.R Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 18:41
Avdullah Hoti

Zëvëndëskryeministri i parë i kryeministrit Kurti, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ekipit të tij, i është bashkuar edhe mjeku i mirënjohur, dr.Visar Berisha.

Sipas Hotit, Berisha do të përkujdeset për realizimin e programit qeverisës në shëndetësi.

Postimi plotë:

Ekipi po kompletohet. Sot na u bashkua mjeku i mirenjohur, dr. Visar Berisha, i cili do te ofroje eskpertize ne dy fusha.

E para, ne realizimin e programit qeverises ne shendetesi, perfshire sigurimet shendetesore, furnizimi me barna, efikasiteti ne institucione shendetesore, zhvillimi i protokolleve detale shendetesore, hapjen e klinikave te reja per sherbime mjekesore qe tani behen jashte vendit etj.

E dyta, ne integrimet ndershqiptare per te rritur rolin gjeopolitik te shqiptareve ne regjion dhe me gjere.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat