Deputeti i VV-së: Thaçi shpenzoi pa nevojë para të taksapaguesve, udhëtoi disa ditë përpara në Berlin

Aktuale

Deputeti i VV-së: Thaçi shpenzoi pa nevojë para të taksapaguesve, udhëtoi disa ditë përpara në Berlin

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 19:51
Artan Abrashi dhe Albin Kurti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka hedhur doza kritike ndaj Presidentit të vendit Hashim Thaçi lidhur me udhëtimin e tij në Gjermani, për Konferencën e Mynihut.

Abrashi është shprehur përmes Facebook-ut se Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Berlin disa ditë përpara duke bërë kështu shpenzime të panevojshme të taksapaguesve.

Rreth kësaj çështje ai ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti për të shqyrtuar këto veprime gjatë planifikimit të ndarjes së buxhetit për vitin 2020.

”Presidenti Thaçi ka udhëtuar disa ditë përpara në Berlin, duke shpenzuar kësisoj pa nevojë para të taksapaguesve në fluturime e hotele. Mendoj që Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave Besnik Bislimi duhet ta kenë parasysh këtë fakt kur ta bëjnë planifikimin e buxhetit për vitin 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat