Këshilltari amerikan i Kurtit - pyetjet e Thaçit për të, lidhja me Kurteshin dhe Komisioni për Turqit

Aktuale

Këshilltari amerikan i Kurtit - pyetjet e Thaçit për të, lidhja me Kurteshin dhe Komisioni për Turqit

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 19:57
Albin Kurti dhe Tienmu Ma

Presidenti Hashim Thaçi më 24 prill 2019 ishte paraqitur përballë Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars të vitit që shkoi.

Më të nisur raportimi, Thaçi kishte kërkuar të dijë se kush është eksperti ndërkombëtar i jashtëm i angazhuar në këtë komision, pasi sipas tij, "çështjet e interesit kombëtar nuk mund të trajtohen nga një ekspert ndërkombëtar që nuk e njeh askush".

Një vit më vonë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i Kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Image

Në mbledhjen e Komisionit, Thaçi kishte dashur të di kush është prezent në takim dhe kënd e përfaqësojnë.

Pas kësaj kërkese, Xhelal Svecla, kryetar i këtij komisioni ka prezantuar të gjithë anëtarët e komisionit, ndërsa ka kërkuar nga sekretariati për personat e tjerë. Dhe në këtë rast u permedn eksperti që ka përpiluar raportin dhe mënyra e angazhimit të tij.

Thaçi pyeti: “Unë do të kërkoja protokollin e atij takimi ku ai është zgjedhur si ekspert”.

Sipas komisionit, eksperti i të drejtave të njeriut i angazhuar në në komision, ishte propozuar nga asokohe anëtari i këtij komisioni, Sami Kurteshi i VV-së, pasi ky i fundit ka bashkëpunuar me të sa ishte Avokat i Popullit. Paga e tij thuhej se kishte qenë rreth 800 euro, në angazhimin pranë këtij komisioni.

“Kush është eksperti dhe do të doja të shihja një CV të tij, para se me raportu se çështja lidhet me çështje kombëtare. Para një eksperti që unë nuk e njoh për hir të transparencës çka ka të keqe të di se kush është eksperti”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, anëtar i komisionit në atë kohë, kishte thënë se kanë bazë ligjore.

“Neve na jepet e drejta për ekspert në punën tonë, kemi votuar për një ekspert. Ne kemi vlerësuar se ne nuk kemi kaluar testin e verifikimit atëherë e kemi pa të arsyeshme që edhe eksperti të jetë aty. Disa deputet të komisionit tentuan ta minojnë këtë punë. Bazën ligjore e kemi të plotë dhe është një prej raporteve më profesionale që e kam lexuar”, kishte deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat