Anton Quni: Kjo është e vërteta e prishjes së koalicionit LDK-LVV

Aktuale

Anton Quni: Kjo është e vërteta e prishjes së koalicionit LDK-LVV

Nga: N.Sh Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 20:13
Anton Quni

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni ka folur për prishjen e koalicionit LDK-LVV në Prizren.

Pas lajmit që ky koalicion është prishur ku LVV-ja e Prizrenit e ka akuzuar LDK-në për mospjesëmarrje në seancën e Kuvendit ku u votua për kryesuesit e Kuvendit të Prizrenit dhe humbi kandidati i LVV-së ndaj atij të PDK-së.

E pas kësaj humbje Vetëvendosje ka akuzuar LDK-në dhe ka njoftuar se i erdhi fundi bashkëpunimit.

Por, për këtë çështje kryetari i LDK-së në Priren, Anton Quni ka sqaruar opinionin se si rrodhi ngjarja.

Quni ka treguar se pse nuk kanë marr pjesë në seancë ku u zgjodh kryekuvendari.

Ai thotë se ishin në negociata me LVV që si partner në koalicion të i sqarojnë pozicionet e tyre.

Quni tutje tregon se çfarë kanë kërkuar në ato negociata, pas daljes së Nismës nga koalicioni që ishin më herët.

Postimi i plotë:

E vërteta rreth koalicionit LDK-VV në Prizren

Të nderuar qytetar të Prizrenit, duam ta sqarojmë opinion e gjerë në lidhje me zhvillimet e fundit rreth koalicionit tonë me VV-në në nivel lokal.

Grupi i kuvendarëve të LDK'së në koordinim me kryetarin e degës dhe organet e partisë, sot nuk ka marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryekuvendarit, për shkak se ne kemi qenë në negociata që si partner në koalicion ti sqarojmë pozicionet tona, pas situatës së re të krijuar në qeverinë lokale, si rezultat i daljes së Nismes nga koalicioni.

Kemi kërkuar nga partneri ynë që të bëjmë shpërndarjen e përgjegjësisë, me bindjen se kjo do ta rriste performancën dhe efikasitetin e shërbimeve karshi qytetarëve prizrenas.

Ne konsiderojmë që koncetrimi i pushtetit tek njëri partner, nuk është praktikë e mirë në demokraci.

Mosgatishmëria për ti dhënë zgjidhje kërkesës tonë, ka rezultuar me pamundësi për koordinim për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi ka qenë e hapur për partneritet të sinqert.

Kërkesa për balancimin e përgjegjësisë, ishte në proporcion me përfaqësimin që LDK ka në Kuvendin Komunal dhe i bazuar në faktin e pakontestueshëm se ishim ne që vulosëm fitorën e kryetarit Haskuka, i cili sot vendosi që tash e tutje të rrugëtoi pa ne.

Ne e respektojmë vendimin e tij dhe e falenderojmë për bashkëpunimin që kemi pasur përgjatë këtyre viteve.

Anton Quni

Kryetar i LDK's në Prizren

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat