A duhet të frikësohet Kurti nga ju për shkak të taksës – kështu përgjigjet Haradinaj

Aktuale

A duhet të frikësohet Kurti nga ju për shkak të taksës – kështu përgjigjet Haradinaj

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 21:02
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj Albin Kurtit në përpjekjet për ta larguar taksën.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe deklaratën e disa ditëve më parë se Albin Kurti u ka premtuar amerikanëve heqje të takës nëse këta të fundit e ndihmojnë në përballje me vetë Haradinjn.

I pyetur në “Debat Plus” se a duhet të frikësohet Kurti nga Haradinaj, ish kryeministri është shprehur se nuk ka arsye që ai të frikësohet.

“Shihet një qasje e elaborimit që po ne do ta heqim por si do të reagojë ai. Nuk ka arsye ai me u frikësu. Ne jemi të zgjedhur të popullit, po edhe ai duhet ta dijë se ka limite në një vend edhe pse e ke marrë votën e popullit”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat