Thaçi flet pas takimit me të dërguarin e Trumpit në Munih, ja çka biseduan

Aktuale

Thaçi flet pas takimit me të dërguarin e Trumpit në Munih, ja çka biseduan

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 21:16
Hashim Thaçi dhe Richard Grennell

(E plotësuar) - Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se takimi që pati sonte me ambasadorin Richard Grenell në Munih, është rikonfirmim i zotimit të SHBA-ve, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë të arrihet gjatë këtij  viti.

Presidenti Thaçi u shpreh se kjo po ndodh me këmbëngulje për hapjen e një perspektive të re për qytetarët e Kosovës.

”Ka qenë takim produktiv me një rikonfirmim të zotimit të SHBA-ve dhe presidentit Trump, por edhe Sekretarit Pompeo dhe rolit udhëheqës në këtë proces ndërmjet Kosovës e Serbisë, Ambasadorit Grenell që procesi të shtyhet përpara”.

”Dhe të punohet këmbëngulësisht që të arrihet marrëveshja paqësore mes Kosovës e Serbisë gjatë këtij viti, që do të përmbyllej me njohje reciproke”.

”Si rezultat do të hapej përspektivë e sigurt për shtetin e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Kombeve të Bashkuara”.

”Dialogu nuk ka alternativë, me arritjen e kësaj marrëveshjeje do të ketë një perspektivë e sigurt zhvillimore dhe një perspektivë cfare e duan qytetarët e Kosovës”.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Munih me të Dërguarin Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Thaçi ka treguar se me Grenell ka biseduar për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, e cila sipas tij do i sjellë Kosovës anëtarësimin në Organizaten e Kombeve të Bashkuara dhe njohje reciproke.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me të Dërguarin Special Richard Grenell”, ka thënë Thaçi për takimin.

“Diskutuam për dialogun me Kosovën dhe Serbinë, dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësi në Kombe të Bashkuara. Falënderues për dinamikën e re që ai ka sjellë në proces dhe vendosmërinë e tij për paqe dhe përparim dhe rajon”, shton presidenti.

Ndryshe, më herët Grenell është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq tregoi se në takim u fol për largimin e taksës si kusht për kthmin e Serbisë në negociata. 

Image
Image

***

Sapo ka filluar takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Ka filluar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Dërguarit të Posaçëm të Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Ndryshe presidenti Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku nesër do të marr pjesë në Konferencën për Siguri të Munihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat