Reshat Nurboja emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Aktuale

Reshat Nurboja emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 21:55
Reshat Nurboja dhe Albin Kurti

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka bërë edhe një emërim gjatë ditës së sotme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka bërë disa emërime.

Pas emërimit të këshilltarëve të tij, Kurti ka emëruar Reshat Nurbojën, Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë, Kurti pasi e uroi për detyrën e re në këtë institucion, tha se përvoja e Nurbojës si politolog është e mirëseardhur dhe po ashtu e një rëndësie të veçantë për të kontribuar në procese të ndryshme, në të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat