Ahmeti: VV tani është parti normale, më shumë e djathtë se sa e majtë

Aktuale

Ahmeti: VV tani është parti normale, më shumë e djathtë se sa e majtë

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 21:58
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Vetëvendosje është tani parti si gjithë të tjerat, dhe duhet të tregojë se cilës anë të spektrit politik i takon.

“Tash ata po thonë se Thaçi nuk është aq i keq, Lista Serbe konstruktive, po dalin në bisedime etj”, thotë Ahmeti.

“Tani janë si gjitha partitë tjera. Madje ata nuk janë më të qendrës së majtë, por kanë kaluar nga e djathta”

Tutje Ahmeti e shpjegon këtë.

“Nuk ka parti të majtë me 15 ministri në Europë. Nuk ka më Ministri të Mirëqenies Publike. Kjo është qenësore për një parti të majtë që për synim e ka mirëqenien e qytetarit”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat