Ahmeti: Kur Haradinaj dha dorëheqje, Amerika e thirri PSD-në për me hy në Qeveri

Aktuale

Ahmeti: Kur Haradinaj dha dorëheqje, Amerika e thirri PSD-në për me hy në Qeveri

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:00
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se SHBA, i kanë bërë thirrje PSD-së dhe kanë biseduar nëse PSD janë të interesuar për të hyrë në Qeveri.

Ahmeti tha se ka biseduar me Matthew Palmer, ku i ka thënë se PSD nuk mendojnë të hyjnë në Qeveri për shkak të dialogut apo marrëveshjes sepse nuk janë gati të bartin një proces të tillë.

“Kur dha Ramushi dorëheqje, na thirrën në Amerikë dhe na pyetën nëse kemi interesim ne si PSD me hy në Qeveri, unë i thashë Palmerit se nëse po e kërkojnë këtë për shkak të dialogut apo marrëveshjes, PSD nuk është gati me e bartë një process të tillë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu tha se do të ketë reciprocitet, por Kosova nuk mund të mbajë masat e reciprocitetit me Serbinë pasi që këta të fundit shpenzojnë mbi 10 milionë në vit për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, ndërkaq Kosova nuk mundet të bëj një lobim të tillë ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat