Luma: Kurti do ta heq taksën dhe nuk do ta vendosë reciprocitetin

Aktuale

Luma: Kurti do ta heq taksën dhe nuk do ta vendosë reciprocitetin

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:46
Ernest Luma

Analisti politik, Ernest Luma, ka thënë që mendon që kryeministri Albin Kurti nuk do ta vendosë reciprocitetin siç ka thënë por do ta heq taksën.

“Kurti ka me heq taksën dhe nuk ka me vendos reciprocitetin. Në fund ai do të thotë se kjo erdhi si kompromis i partnerëve të koalicionit që u vendos nëse, Serbia vazhdon të sillet me destruktivitet në raport me Kosovën”.

“Prap kjo nuk do t’i kushtojë as politikisht, pasi nuk ka ardhë në krye të Qeverisë për shkak të kauzave që ka përfaqësuar”.

Luma në Zona e Debatit ka thënë që kur është fjala për Amerikën, Kurti dhe çdo politikan tjetër duhet të mendojë mirë.

“Kurti do ta udhëheqë në mënyrë të suksesshme Kosovën në kapitullin përfundimtar të përmbylljes së bisedimeve me Serbinë dhe të gjetjes së një zgjidhje. Kur është fjala për SHBA-të, për rastin e taksës, Kurti dhe çdo politikan tjetër duhet ta analizojë mirë situatën”.

Sipas Lumës, transformimi i politikanëve në Kosovë nuk ka ardhë në shprehje për herë të parë vetëm te kryeministri Kurti.

“Ne e kemi parë te të gjithë politikanët tonë me peshë sidomos kur janë afruar te pushteti, ose kur kanë ardhë në pushtet. Kompromiset shkaku i presioneve politike nga jashtë, kanë ardhë ndryshimet jo vetëm te Kurti por edhe te politikanët tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat