Haradinaj: Me emërimin e Glauk Kojufcës në MPJ, Kurti çoi dëm politikën e jashtme

Aktuale

Haradinaj: Me emërimin e Glauk Kojufcës në MPJ, Kurti çoi dëm politikën e jashtme

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:54
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar vendimin e Kurtit për t’ia besuar diplomacinë Glauk Konjufcës.                                                                                 

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti duke emëruar Glauk Konjufcën në këtë dikaster ka çuar dëm politikën e jashtme.

“Glauku është djalë i respektueshëm dhe vjen nga një familje e respektuar. Nuk kam asnjë vërejtje për të në asnjë vlerë, por si ministër i Jashtëm është zero. Ai nuk ka asnjë përvojë në këtë fushë”.

I pari i AAK-së thotë se njerëzit që kanë punuar në këtë dikaster sa ishte kryeministër kanë qenë mjaft të përgatitur duke përmendur Enver Hoxhajn e Behgjet Pacollin.

“Behgjeti ka qenë mjaft aktiv. Ai mund të ketë disa aspekte për kritikë, por në disa vende të largëta mos njohëse ka pasur mjaft avantazhe”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat