Thirrje VV-së e LDK-së: Hiqeni taksën se 5 vite u izolua Kosova sikur në kohë Milloshi!

Aktuale

Thirrje VV-së e LDK-së: Hiqeni taksën se 5 vite u izolua Kosova sikur në kohë Milloshi!

Nga: A.ZH Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka kërkuar nga kjo parti dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, që ta heqin taksën ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se taksa ishte vendosur nga “komandantët milioner”, të cilët sipas tij, “pasurohen me miliona të mallrave serbe që hyjnë ilegalisht në Kosovë”, përcjell Bota sot.

Rexhaj ka theksuar se Kosova është izoluar qe 5 vite sikur në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Postimi i Rexhajt:

Hiqeni more ate Tarifë - Tax qysh po kërkon SHBA, Gjermania, Franca, Anglia e Italia.

Hiqeni se letrat e Presidentit Trump nuk janë diploma të kumanirave!

Hiqeni Taxen e kumanirave milionera që ende pasunohen me miliona të mallrave serbe që hyjnë ilegalisht në Kosovë.... Hiqeni o LDK e VV se qe 5 vite u izolua Kosova sikur në kohë Milloshi!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat