Haradinaj: I pashpjegueshëm vendimi i Kurtit për uljen e pagave

Aktuale

Haradinaj: I pashpjegueshëm vendimi i Kurtit për uljen e pagave

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 00:11
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar edhe vendimin e Kurtit për uljen e pagave për anëtarët e qeverisë.

Haradinaj, në “Debat Plus” ka thënë se sikur vendimi të merrej po të mos ekzistonte Ligji i pagave do të kishte qenë në rregull.

“Ligji i Pagave është në Gjykatë Kushtetuese. Është e pashpjegueshme që një qeveri të merr një vendim derisa vendimi në Kushtetuese është pak ditë para marrjes”.

Ai ka thënë se nuk është praktikë e mirë të merret ndonjë vendim derisa një çështje është në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese.

“Është e habitshme…Lakmia për  të fituar disa poenë politikë e madhe”.

Haradinaj thotë se rritja e pagës së kryeministrit me arsyetimin e kravatave ka qenë një shaka, por thotë se qëllimi parasegjithash ka qenë t’i ngritët paga sistemit të drejtësisë.

“Kam pasur edhe presione brenda kabinetit për t’u ngritur pagat gjyqtarëve”.

Kryetari i AAK-së thotë se nuk është në rregull premtimi i Kurtit me uljen e pagave se dëshiron të bëhet si një qytetar i thjeshtë .

“Nuk duhet synuar ulja e pagave, por të synohet ngritja edhe për qytetarët”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat