Thaçi në Twitter: Falenderon Trumpin dhe Grenellin

Aktuale

Thaçi në Twitter: Falenderon Trumpin dhe Grenellin

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 10:30
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në Twitter se nënshkrimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është moment historik, raporton Gazeta Express.

Thaçi ka falenderuar Presidentin Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për përkrahjen e tij në realizimin e marrëveshjeve.

“Një tjetër moment historik. Së pari me marrëveshjen për trafikun ajëror dhe sot nënshkruam marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit, Donald Trump për udhëheqjen dhe Richard Grenell për vendosmërinë. Një hap i madh drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe mes dy shteteve”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat