Sipas Vuçiqit, kjo është e vërteta e marrëveshjes për hekurudhat

Aktuale

Sipas Vuçiqit, kjo është e vërteta e marrëveshjes për hekurudhat

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 10:40
Aleksandar Vuçiq

Në Munih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Prishtinës dhe Beogradit në  prani të emisarit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richardh Grenell, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ajo që është nënshkruar është domethënëse për shkak të lirisë së lëvizjes, lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Jam i lumtur që shoh përparimin sot dhe e falënderoj shumë Trumpin dhe Grenellin në emër të Serbisë, sepse të gjithë ne mendojmë se do të kemi një të ardhme më të mirë se kjo dhe që do të sigurojmë paqe për dekadat e ardhshme, tha Vuçiq pas nënshkrimit të dokumentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat