Skënder Hyseni në linjë me Thaçin për marrëveshjet me Serbinë

Aktuale

Skënder Hyseni në linjë me Thaçin për marrëveshjet me Serbinë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 11:02
Skender Hyseni

Anëtar i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka mbështetur sot nënshkrimin e marrëveshjeve në Mynih mes Kosovës dhe Serbisë.

Hyseni përmes Facebook-ut ka shkruar se nënshkrimi i dy marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat është një hap në drejtimin e duhur.

“Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qellimit, ate për hekurudhat dhe ate për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat