Abdullahu: Albin Kurti nuk ka nevojë për mbrojtjen e aktivistëve të LVV-së

Aktuale

Abdullahu: Albin Kurti nuk ka nevojë për mbrojtjen e aktivistëve të LVV-së

Nga: A.J Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 11:07
Faton Abdullahu

Analisti politik Faton Abdullahu ka hedhur kritika të ashpra ndaj aktivisteve të Vetëvendosjes të cilët pas intervistës se kryeministrit Albin Kurti në një nga televizionet e Kosovës kanë thënë se moderatori nuk është sjell si duhet më Kurtin.

Abdullahu në një postim të tij në facebook ka thenë se rasti i akuzave të bëra me një kujdes prej inspektorëve policor të diktaturave të perënduar në kēto anē dhe ofendimet me fjalë të rënda me qëllim disiplinimi, që ju bënë gazetarit të KTV-së Adriatik Kelmendi nga dy zyrtarë të LV-së janë çmenduri.

Postimi i plotë:

Pyetjet e gazetarit që shqetēsuan mendësinë policore

Rasti i akuzave të bëra me një kujdes prej inspektorëve policor të diktaturave të perënduar në kēto anē dhe ofendimet me fjalë të rënda me qëllim disiplinimi, që ju bënë gazetarit të KTV-së Adriatik Kelmendi nga dy zyrtarë të LV-së janë çmenduri. Pse reaguan kështu këta dy zyrtarë si duket ende nën ekstazën prej fituesi të bindur se kanë çliruar këtë vend të robëruar tash e 20 vite. E bënë këtë për ta shprehur kështu me vrazhdësi zellin partiak si premisë për të hipë më lartë në hierarkinë e këtij subjekti, apo për të dëshmuar se ndryshimi i premtuar nga ata mund të ndodhë vetëm nëse refuzohet çdo mendim ndryshe, apo të dyja këto bashkë. Marrëzi.

Kur nesër do të matet përsëri liria e mediave dhe liria e shprehjes në Kosovë nga institucionet evropiane, për shkak të këtij reagimi policor-politik nga partia në pushtet, Kosova do të rangohet edhe më ulët se që është. Mediat në Kosovë me asgjë nuk ja patën borxh këtë aktivistëve të LV-së të cilët me mendësi policore po mundohen ta mbrojnë Kryeministrin e ri të Kosovës ‘rrezikuar nga pyetjet e gazetarit’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat