A do të zgjidhet fati i Kosovës në Paris? Macron kërkon vazhdimin e dialogut sa më parë

Aktuale

A do të zgjidhet fati i Kosovës në Paris? Macron kërkon vazhdimin e dialogut sa më parë

Nga: F. B. Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:20
Presidenti i Francës Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron është i gatshëm të organizoj samit në Paris ku liderët e Prishtinës edhe Beogradit me ndërmjetësimin e kancelares Merkel dhe përfaqësuesit të BE-së të përtërihet dialogu dhe të gjindet zgjidhje e mundshme për çështjen e Kosovës, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Macron këtë opsion e ka ofruar në letrën që i ka dërguar kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës ku po ashtu e ka uruar për funksionin. Ai ka përsëritur kërkesën për heqjen e taksës dhe të mundësohet vazhdimi i dialogut.

“Hapi i parë duhet të jetë vazhdimi i dialogut, prandja jam i gatshëm të organizoj samitin në Paris së bashku me kancelarin Merkel dhe përfaqësuesin e BE-së Borel”, ka shkruar Macron.

Sipas presidentit francez vazhdimi i dialogur nënkupton aksione nga dy palët: “Kjo dë të thotë heqja e taksës nga Kosova dhe ndalimi i fushatës kundër pranimit të Kosovës nga Serbia” ka thënë ai.

Kështu pos ShBA-ve në angazhimin për zgjidhjen çështjes së Kosovës janë kyçur edhe Macron e Merkel dhe të gjithë kanë synim marrëveshjen përfundimtare.

Thaçi ka thënë se arritja e marrëveshjeve për linjën ajrore e hekurudhore jep shpresë për marrëveshje deri në fund të vitit, ndërsa Vuçiq ka thënë se marrëveshja nuk varet nga dëshirat por nga gatishmëria për kompromis e shqiptarëve.

Vuçiqi ka reaguar në kritikat e opozitës se përkundër kushtëzimit po dialogun me Kosovën, duke shtuar se këto marrëveshje janë me rëndësi për qarkullimin e lirë, ndërkohë që falënderon Trump e Grenell për përparimin dhe ndjenjën se do kemi ardhmëri më të mirë.

“Njerëzit duan punë, shpresë, ekonomi dhe jetë më të mirë. Rëndësia e asaj që u nënshkrua janë punët e reja” ka thënë i dërguari special Grenell, duke shtuar se Trump ka thënë se është krenar me ekonominë sikurse edhe kur iu mundësin njerëzve punë.

“Duam që të fusim energji në këtë proces, dialog dhe të mos të shikojmë vetëm çështjet politike” ka thënë Grenell.

Nga analistët kjo vlerësohet si pjesë aksioni për përshpejtimin e arritjes së kompromisit, ndërkohë që presionet nga Uashingtoni nuk do të ndalet.

“Tash priten rezultate konkrete deri në fund të vitit, do të shohim a do të jetë kjo njohje e ndërsjellë apo marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese. Nga ana tjetër në Serbi zgjedhjet nuk ndryshojnë asgjë, prandaj duhet të priten presione të ashpër nga ShBA deri në arritjen e marrëveshjes, ndërsa ShBA e dinë si duhet shtrënguar Prishtinën dhe Beogradin”, ka thënë drejtori i Qendrës për regjional-izim Aleksandar Popov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat