Zëvendëskryeministri i reagon Thaçit, ja çfarë e ka të vështirë ta pranojë presidenti

Aktuale

Zëvendëskryeministri i reagon Thaçit, ja çfarë e ka të vështirë ta pranojë presidenti

Nga: N.H Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:14
Hashim Thaçi dhe Haki Abazi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se presidenti Thaçi e ka të vështirë të besoj që në Kosovë Erdhi Dita.

Abazi i bën me dije presidentit aktuale se Kosova e ka të qartë dhe qytetarët e duan e besojnë, dhe e mbështesin Qeverinë Kurti.

Ja shkrimi i tij:

E kuptoj që Thaçi e ka të vështirë të besoj që Erdhi Dita, por Kosova e ka të qartë dhe qytetarët e duan e besojnë, dhe e mbështesin qeverinë Kurti.

Nuk ka kushtrim më të madh, kumbim më të fortë e gjykim më të drejtë se vota qytetare dhe vullneti demokratik. Qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë e të sigurt.

Është e nevojshme, e domosdoshme që të kuptohet, mos të pengohet dhe të mos vështirësohet puna dhe veprimet e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat