E turpshme: Kadri Veseli këshillohej me vite nga një person që i quan sorra ministren dhe deputeten e VV-së

Aktuale

E turpshme: Kadri Veseli këshillohej me vite nga një person që i quan sorra ministren dhe deputeten e VV-së

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:30
Kadri Veseli dhe Njazi Kryeziu

Njazi Kryeziu, i cili e ka këshilluar për disa vite ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka fyer dy anëtaret e Lëvizjes Vetëvendosje, nënkryetaren Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe anëtaren e kryesisë, Albulena Haxhiun.

Në një status në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kryeziu i ka quajtur sorra, ministren Haxhiu e deputeten Kollçaku.

“Tash kjo sorra depoja e gazlotsjellësve e mbron atë sorrën mbesën e Shumadisë! Eh, sa kanë mu korit…Këta kanë helmu gjeneratat me urrejtje, e tash këta me thirrë dikë mos me mbjellë përçarje!”, ka shkruar Kryeziu.

Kjo përplasje mes anëtarëve të VV-së dhe PDK-së, vjen pasi nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku ka shpërndar një status të një analisti serb, i cili thotë se Albin Kurti nuk ka dosje të krimeve të UÇK-së.

Pas këtij statusi vërshuan kritikat dhe akuzat në drejtim të saj, për ofendim të luftës së UÇK-së, për gjoja krime të kryera.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat